Na ndiqni edhe në

Bota

Fabrikat kryesore të Nike goditen nga Covid-19

Fabrikat kryesore të Nike goditen nga Covid-19

Është ndërprerë prodhimi në disa nga fabrikat më të mëdha të Nike në Vietnam pasi Covid-19 është përhapur nëpër fabrika. Kompania refuzoi të komentonte nëse dyqanet do të kishin mungesa furnizimi si rezultat i shpërthimit të Covid-19.

Rreth gjysma e këpucëve të Nike janë prodhuar në Vietnam vitin e fundit, kështu që kjo do të thotë sfida për zinxhirin e furnizimit. Vietnami ka regjistruar një rritje rekord të rasteve që nga prilli i kaluar ku më shumë grupe infeksionesh janë parë në provincat e tij industriale.

Apple, Samsung dhe Puma mund të preken gjithashtu nga rritja e rasteve të regjistruara në fabrikat e furnitorëve në vend.

Fabrikat kryesore të Nike goditen nga Covid-19

"Shëndeti dhe siguria e shokëve tanë të skuadrës, si dhe ai i furnitorëve tanë, mbeten përparësia jonë kryesore.", tha në një deklaratë Nike./K.C/dritare.ne

Fabrikat kryesore të Nike goditen nga Covid-19