Lea Ypi: Rama, Berisha, ja kryeministri që vlerësoj!
Dritare.net

Filozofia dhe perspektiva politike e Leas Ypi sjellin një reflektim të thellë mbi historinë dhe zhvillimet aktuale politike në Shqipëri. E ftuar në Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, Ypi tregon simpatitë e saj politike, qëndrimet ndaj aleancave historike dhe rolin e analizës intelektuale në vlerësimin e aktorëve politikë të sotëm, duke bërë dallimin mes historisë së largët dhe politikës aktive.
Lea Ypi: Unë nuk jam e djathtë, nuk jam konservatore, dhe nuk do të kisha bërë të njëjtat aleanca. Simpatitë e mia politike janë me Nolin, edhe për zgjedhjet, edhe për vendimet politike.
Roland Qafoku: Por kur bëhet fjalë për Edi Ramën dhe Sali Berishën?
Lea Ypi: Për të gjallë nuk flas, sepse bilancet historike të kryeministrave nuk mund të vlerësohen ndërkohë që ata janë ende aktivë. Unë jam analiste, jo studiuese e politikës dhe kam një qasje intelektuale që sheh historinë nga larg dhe me distancë, jo si aktorët e përditshëm të politikës si Sali Berisha dhe Edi Rama, që janë akoma aktivë dhe vendimet e tyre vazhdojnë të merren. Kur të mbarojnë dhe të kenë mbyllur karrierën, ne do t’i studiojmë./K.C/dritare.net

