
Ditët e fundit, në media është përfolur emri i shkrimtares së njohur Lea Ypi si një kandidate e mundshme për kryeministre e një qeverie teknike në Shqipëri.
Në një intervistë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Ypi komentoi me ironi këtë ide, duke e përshkruar situatën si një lloj Big Brother-i politik.
“Kjo është Big Brother-i që vazhdojnë në politikë.”
Qafoku: Të ka takuar njeri?
Lea Ypi: Pse duhet të takojnë. Në nuk kemi monarki absolute që të takojnë dhe thotë ti je, ti u zgjodhe. Si mund të zgjidhet kështu një kryeministër. Unë nuk jam pjesë e politikës.
Gazetari Qafoku i kujtoi rastin kur Bashkim Fino u bë kryeministër thjesht me një telefonatë dhe iu tha se do të vinte helikopteri ta merrte.
Në përgjigje, Lea Ypi, me humor dhe batutë, u shpreh: Edhe unë do të bëhem kur të vijë helikopteri të më marrë./dritare.net