Dëshmon Hillary Clinton: Nuk kisha asnjë ide për aktivitetet kriminale të Epstein
Dritare.net

Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka mohuar sot çdo njohuri për aktivitetet kriminale të Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell në një deklaratë para komitetit hetues. Clinton tha se nuk ka pasur asnjë ide për aktivitetet e tyre kriminale dhe nuk ka takuar ndonjëherë Epstein, nuk ka udhëtuar me avionin e tij apo vizituar ishullin, shtëpitë apo zyrat e tij.
Ajo akuzoi komitetin për një teatër politik pjesëtarësh, duke e cilësuar këtë vendim si një abdikim detyre dhe ofendim ndaj popullit amerikan. Clinton shtoi se komiteti po e përdor dëshminë e saj për të shpërqendruar vëmendjen nga veprimet e Presidentit Donald Trump dhe për të mbuluar përgjegjësitë e atyre që kanë lidhje me Epstein.
Ajo theksoi se ky dështim institucional është projektuar për të mbrojtur një parti politike dhe një funksionar publik, në vend që të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për viktimat dhe publikun, duke shtuar se zemra e saj thyhet për viktimat dhe se është e zemëruar për llogari të tyre.
Clinton sfidoi gjithashtu komitetin të deponojë Presidentin Trump, por edhe figura të tjera politike, duke përfshirë Senatorin Marco Rubio dhe ish-Prokuroren e Përgjithshme të Floridës Pam Bondi, duke kërkuar që komiteti të thërrasë gjithashtu këdo që pyeste për natën se kur do të ishte festa më e çmendur në ishullin e Epstein.
Clinton kërkoi gjithashtu hetim ndaj prokurorëve në Florida dhe Nju-Jork për shkak të një marrëveshjeje të favorshme për Epstein dhe përse nuk ndoqën të tjerët që mund të ishin përfshirë, duke iu referuar edhe një emaili të vitit 2012 nga miliarderi i teknologjisë Elon Musk./K.C/dritare.net