Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Më akuzojnë babanë për kohën kur dashuroja Metën dhe protestoja për Nanon

Kryemadhi: Më akuzojnë babanë për kohën kur dashuroja

Gjatë seancës paraprake në GJKKO, ish-deputetja Monika Kryemadhi ironizoi ndaj prokurorisë duke thënë se akuzat për babain e saj nuk lidhen me aktivitetin e saj politik dhe personal. “Kur pretendoni se babai im ka falsifikuar dokumentet e banesës, unë dilja në protestë për të liruar Fatos Nanon dhe më pas dashuroja Ilir Metën”, deklaroi Kryemadhi në gjykatë.

Ajo hodhi poshtë ekspertizën financiare të prokurorisë dhe kërkoi një riekspertim për të ardhurat e çiftit. Gjithashtu, kërkoi rikthimin e telefonit të saj të sekuestruar në shkelje të procedurës gjatë kohës që ishte deputete, dhe gjykata pranoi këtë kërkesë./K.C/dritare.net