
Adriano Celentano, këngëtari italian më i dashur për shqiptarët feston sot 84-vjetorin
Dritare.net
Adriano Celentano këngëtari, kompozitori, producenti, komediani, dhe aktori i njohur feston sot 84-vjetorin. Celentano ka qenë gjithmonë protagonist i padiskutueshëm i historisë televizive, muzikore dhe kulturore italiane.
“Pres të kërcej edhe më gjatë. Por janë rreth 20 vjet që unë them se jam drejt mbylljes së këtij kapitulli dhe mendoj për jetën tjetër. Nga kjo jetë nuk pres ndonjë gjë tjetër, ndërsa për tjetrën kam plane. Jam penduar që nuk studiova kur kisha mundësi ta bëja. Tani më pëlqen të studioj, njëher e një kohë jo. Mbase tani do të isha një burrë ndryshe, me kravatë.
Kurrë nuk kam ëndërruar të këndoj, mendoja se do të isha një orëndreqës gjithë jetën. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për faktin se lumturia nuk ekziston. Nuk e di nësë dikush jeton rreth 150 vjet, mendoj se doza e lumturisë që ka përjetuar është 10% nëse ka shkuar mire. Nësë dikush është i vetëdijshëm për këtë, atëhere më duhet të të them se nuk të mungon asgjë. Dihet se çdo gjë, çdo lloj lumturie, çdo kënaqësi që mund të merrni gjithmonë e paraprin një punë, dhe një qëndrueshmëri që duhet të ketë, pra nëse nuk e prodhon lumturia nuk të vjen të të kërkojë” shkruhet në librin e Adriano Celentanos i titulluar “Falë Muzikës”. /Xh.Xh/dritare.net

















