
A mund të vaksinohen ata që agjërojnë? Ja çfarë thotë eksperti!
E Hënë 12 Prill 2021, 17:05
Dritare.net
Besimtarët myslimanë nga dita e nesërme 13 prill nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Ekziston një konsensus shkencor në të gjithë botën se vaksinimi gjatë agjërimit nuk e komprometon agjërimin në muajin e Ramazanit.
Shumë myslimanë kanë filluar të pyesin nëse mund të bëjnë vaksinën Covid-19 ndërsa mbajnë agjërimin.
Prof. Dr. Ahmet Yaman tha se ata që vendosin të mos e bëjnë vaksinën, po shkelin edhe të drejtat e të gjithë shoqërisë dhe njerëzimit.
“Vaksinat dhe injeksionet e tjera nuk e prishin agjërimin,” tha Yaman. “Agjërimi mund të prishet vetëm duke ngrënë dhe pirë dhe marrëdhënie seksuale. Vaksina Covid-19 nuk e prish agjërimin sepse nuk nënkupton marrjen e ushqimit ose vitaminës nga jashtë ”./M.T-dritare.net

















