Bota e fshehtë akullnajore Patagoniane

Gjigandi i ngrirë

Edhe po ta shohësh nga afër, është e vështirë ta çmosh madhështinë e fushës jugore akullnajore Patagoniane. Qytete të tëra do sfumoheshin nëse do të vendoseshin në atë hapësirë të bardhë. Nga pamja tek Paso del Viento (Hapi i erës), zgjatime akulli në horizont, të cilat gllabërojnë gjithçka përveç majave të maleve më të larta. Ndërmjet kufirit të Kilit dhe Argjentinës, fusha akullnajore është një nga akullnajat më të mëdha jopolare në tokë, e shtrirë në kurrizin e Andeve për më shumë se 350 km  (Credit: Tom Garmeson)

 

Portë në të shkuarën

Të shohësh fushën akullnajore është njësoj si të shohësh pas në kohë. Rreth 18.000 vite më parë, gjatë Maksimumit të fundit Akullnajor, zinte skajin perëndimor të Amerikës së Jugut. Tanimë, fusha akullnajore jugore Patagoniane dhe një më e vogël, fqinje, e quajtur Fusha Akullnajore Veriore Patagoniane janë të vetmet që kanë mbetur nga e shkuara e ngrirë e kontinentit, por ato mbeten thellësisht të rëndësishme. Akullnajat shërbejnë si rezerva madhore të ujit të pijshëm për banorët rreth e rrotull maleve Patagoniane, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e bimëve dhe jetës së egër në rajon. (Credit: Tom Garmeson)

 

Gjuhët e akullit

Akullnaja mund të zë një hapësirë 13,000 km², por është në mënyrë surprizuese e pakuptueshme. E rrethuar nga pirgje bore në të gjitha anët, monstra akullnajore e tregon veten për botën e jashtme vetëm duke u derdhur ndër luginat malore rrethuese. Turistët të cilët shkojnë në akullnajat gri të Kilit dhe në Perito Moreno të famshmen akullnajë në Argjentinë, janë në fakt duke parë degë nga fusha akullnajore teksa shtrihet për poshtë drejt fushës Patagoniane, shkruan dritare.net(Credit: Tom Garmeson)

 

Bukuri dhe rrezik

Erëra të fuqishme, precipitim intens dhe risku i rënies në çarje të ndryshme e bëjnë eksplorimin e fushës akullnajore një punë të komplikuar. Kalimi i parë i rregjistruar veri-jug nuk ndodhi deri në 1998, dhe madje ata të cilët i janë afruar kanë qënë vetëm ekspertët. Gjithsesi, një ngjitje katër ditore sfiduese, 64km e njohur si Rrethi Huemul çon udhëtarët në buzë të akullnajës, ku pamjet panoramike të këtij peisazhi të rrallë ju presin. (Credit: Tom Garmeson)

 

Simboli i Patagonias

Rrethi Huemul fillon në qytetin e vogël të El Chaltén, kryeqyteti argjentinas për udhëtime malore. Qyteti shtrihet nën hijen e malit Fitz Roy, ikonik, 3400m majë që ndan fushën akullnajore nga stepet e pafundme në lindje. Gjatë sezonit të marshimeve nga tetori në prill, disa turma me njerëz kanë shumë dëshirë të shikojnë samitin e Fitz Roy, shkruan dritare.net (Credit: Tom Garmeson)

LEXO DHE :  Ide kreative si të dekoroni pemën dhe shtëpinë, për Krishtlindje

 

Terren i thyer

Çdokush që dëshiron të shkojë tek Rrethi Huemul duhet të jetë i përgatitur. Të gjithë marshuesit duhet të sjellin një parzmore për të kaluar dy lumenjtë dhe rojet e pyllit ju paralajmërojnë mos të kaloni në kohë të keqe. Terreni është i vështirë dhe nuk mund të gjeni pajisje aty. Por shpërblimi është një ndër rrugët më unike në Amerikën e Jugut. (Credit: Tom Garmeson)

 

Plot me ngjyra

Në muajin prill, pemët vendase lenga shpërthejnë në ngjyrat e kuqe dhe portokalli teksa vjeshta Patagoniane zhduket nga luginat. Pasi kanë parë pyjet, marshuesit duhet të shkojnë në buzë të një akullnaje më të vogël përpara se të ulen qindra metra për të arritur tek Paso del Viento, porta e fushës akullnajore. (Credit: Tom Garmeson)

 

Nuancat e blusë

Në perëndim të akullnajës shtrihen fjordet e arqipelagut Patagonian të Kilit, ndërsa në Argjentinë  në lindje, akullnajat(akullnaja luginore të cilat kullojnë shtresat e akullit) shkojnë drejt kalimeve malore drejt e në liqene, në një nuancë të ndryshme të ngjyrës turkeze. Skaji i Lago Viedma mirëpret kampistët pasi kanë zbritur nga Paso del Viento. Ndonjëherë, qetësia e lumit ndërpritet nga shkëputja e akujve, duke shkaktuar rrokullisje të valëve deri në breg. (Credit: Tom Garmeson)

 

Shkrirja e madhe

Ka ende shumë për të mësuar rreth fushave akullnajore të Patagonias. Një studim i kohëve të fundit nga një ekspert akullnajash nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine dhe institucionet partnere në Argjentinë dhe Kili zbuluan që disa seksione janë shumë më të thella sesa mendohej më parë. Duke matur ndryshimet në fushën gravitacionale të tokës, ata ishin në gjendje të llogarisnin që akulli shkon deri 1600 m në pjesët e thella.

 

Por një klimë më e ngrohtë nënkupton një katastrofë. Shumë nga akullnajat dalëse po zvogëlohen, teksa fusha akullnajore po hollohet në një normë alarmante. Një studim tjetër shpreh se së bashku fushat akullnajore Veriore dhe jugore hollohen me një mesatare 24.4 gigatonë për vit në vitet 2002-2017, aq sa 10 m pishina olimpike të mbushura me ujë. Teksa toka vazhdon të ngrohet, studiuesit paralajmërojnë që kjo mrekulli natyrore mund të humbasë, shkruan dritare.net

 

Fati afatgjatë i gjigandit të ngrirë mbetet në balancë, por tanimë, fusha akullnajore do vazhdojë të formohet në heshtje dhe të jetë një nga mjediset më origjinalë në botë, gjithshtu dhe magjepës për fatlumët që mund ta shohin nga afër.  (Credit: Tom Garmeson)

Burimi: BBC, Tom Garmeson / Përshtati për Dritare net, Ada Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.