Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Blogerët në Instagram po ua bëjnë jetën të mjerueshme banorëve të qyteteve turistike!

Blogerët në Instagram po ua bëjnë jetën të
Për shkak të internetit, dhe instagramit në veçanti, vendet e pazbuluara papritmas bëhen destinacione të preferura për turistët. Kjo edhe për shkak të reklamimit të blogereve, apo siç njihen ndryshe (Influencers), ndikuesit.

Tashmë intagrami, nuk është më një aplikacion i thjeshtë. Ai është kthyer në një biznes që xhiron mijëra para.

Kështu ndikimi i postimeve nga njerëzit e njohur, për ishujt Filipine vitet e fundit, kanë ndihmuar në zbulimin e tyre. Ndërsa kjo mund të mendohet se është në favor për zhvillimin e ishujve, nuk është e vërtetë.

View this post on Instagram

Paradise found in Balabac Islands by @mondemendez #balabac #philippines

A post shared by Philippines' Top Destinations (@topdestinationsph) on

Kjo po ndikon negativisht në jetën e banorëve atje. Një ndër arsyet kryesore është sepse, reklamuesit kërkojnë pushime falas, vetëm për një postim në instagram. Bizneset lokale shprehen të shqetësuar, se kjo po ndikon drejtpërdrejtë te të ardhurat e tyre.

View this post on Instagram

A post shared by Joseph Zuniga (@joeyzunn) on

"Ne po marrim shumë mesazhe në lidhje me bashkëpunimet me influencuesit në instagram. Ne do të dëshironim që ata të gjejnë një tjetër mënyrë për të përfituar falas pushimet e tyre në Filipine. Ne jetojmë me këtë biznes", janë shprehur pronarët.

View this post on Instagram

A post shared by Merr Watson (@merrwatson) on

Përveç këtij problemi të parë, një tjetër  shqetësim i banorëve janë mbeturinat.

"Një nga betejat tona kryesore në ishull është që fluksi i turizmit lidhet drejtpërdrejt me mbeturinat. Turistët gjenerojnë aq shumë mbeturina, të cilat i lënë këtu. Ata nuk kujdesen për ndarjen e tyre në kategori sipas rregullit dhe ky është një shqetësim i madh për ne që jetojmë këtu".

Pothuajse një e katërta e popullsisë në Filipine, jetonte në kushtet e varfërisë deri në 2015. Infrastruktura është një tjetër problem. Rritja e kërkesës së turistëve ka sjellë edhe rritjen e çmimeve, duke e vështirësuar jetën e banorëve. Ndaj ndryshe nga vendet e tjera që interneti i ka ndihmuar për t'u zhvilluar, ky rast dëshmon të kundërtën./L.F-dritare.net