
Blendi Klosi: Të martën, eventi më i rëndësishëm i turizmit i organizuar ndonjëherë në Shqipëri
Dritare.net

Në këtë konferencë, do të marrin pjesë edhe kryeministri Edi Rama, dhe ministi i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, ndërsa konferenca do të moderohet nga gazetarja e njohur Rudina Xhunga.
Ministri Klosi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se ky është eventi më e rëndësishme e mbajtur në Shqipëri, ndonjëherë për turizmin.
“Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” Të gjithë bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin. Me pjesëmarrjen e ministrave por edhe agjencive lidere të turizmit në rajon, me përfaqësues të hoteleve më të rëndësishëm ,me operatorët turistikë në vend, me kryetarët e bashkive, ministra dhe kryeministri Rama ky do te jetë eventi më i rëndësishëm për turizmin, të organizuar ndonjëherë në Shqipëri.”-shkruan Klosi./ I.M-Dritare.net

















