Na ndiqni edhe në

Arkiv

Biznesmenia martohet me miliarderin grek, bën bashkë mbretërorët, yjet e Hollivudit dhe modës

Biznesmenia martohet me miliarderin grek, bën bashkë
Mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë, biznesmenia, redaktorja, filantropistja Dasha Zhukova. Dasha u martua me manjatin grek, miliarderin e anijeve, Stavros Niarchos.

Mbretërorë, yje të Hollivudit, të botës së modës ishin të pranishëm kur Dasha i tha "PO" Stavrosit. Dasha kishte zgjedhur një fustan nusërie të veçantë. Ishte i gjatë, i mbuluar deri te qafa dhe me një pelerinë të hedhur mbrapa.

Dasha, ish-gruaja e pronarit të Chelsea, Roman Abrahamovic, u martua në fshehtësi, pasi askush nuk e zbuloi datën kur ajo do t’i thoshte lamtumirë beqarisë.

Princesha Beatrice udhëtoi në Zvicër, bashkë me të fejuarin e saj, Edoardo Mapelli Mozzi për të marrë pjesë në martesën e mikes së ngushtë. Dhe para dasmës, çifti mbretëror, shkoi të bëjë ski.

Orlando Bloom, Karlie Kloss dhe Derek Blasberg, princesha Charlotte Casiraghi, Gayle King, Lapo Elkann, Jennifer Meyer, Kelly Sawyer, Jamie Mizrahi dhe Kate Hudson dhe Stella McCartney, kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e martesës së Dasha Zhukova./K.C/dritare.net