
Bizensmeni që shtyu një grua të hidhte vrer mbi mua, u arrestua sot/Dalina Buzi ka një mesazh për ju!
Dritare.net

"U ul si një ushtare besnike, të sajonte një fantazi, që as vetë nuk e besonte se çdo të ndodhte me mua 10 vjet më vonë, vetëm se unë në një status në Facebook kisha ironizuar një bisnezmen që mesa kuptova e mbante me bukë. Në emër të biznesmenit, ajo la mënjanë integritetin si grua, gazetare dhe kolege, dhe rrëshqiti në një përrua psikik, ku si pas saj pas 10 vjetëve unë nuk do të isha një nënë e hajrit, por do ngecja duke prodhuar vetëm statuse në facebook.
Pa përmendur emra konkret më tej ajo vijon:
"Pasi i shërbeu biznesmenit ku hëngri bukë kot me projekte të dështuara, e ripostoi përsëri atë shkrim të shpifur vite më vonë kur kishte nisur të hante bukë nga një dorë tjetër dhe fantazonte se isha unë prapë që po sulmoja bukëdhënësen e radhës. Sot biznesmeni që shtyu të shtrydhte nga zemra të gjithë mllefet e jetës së saj mbi mua, arrestohet me shumë akuza të rënda mbi shpinë. Bukëdhënësja 2 as që e di nga bëhet se ajo as bukë nuk i jepte, nga dora e saj, por kur i ngrehej të zgjohej nga gjumi, ia jepte nga e burrit. Unë vazhdoj të ha bukë vetëm nga dora ime. Buka shtohet, por ndoshta më pak se e këtij biznesmenit, por të paktën është buka ime autentike.".
Në fund të këtij shkrimi ajo ka një mesazh për të gjithë:
"Bëni gjënë tuaj, mos u merrni me ata që kacavirren të kapin ndonjë gjë nga suksesi i të tjerëve. I vërteti dhe punëtori sado të gabojnë dhe dështojnë nuk humbin kurrë e prapë do ta nxjerrë bukën nga gurët e tyre. Kurse barktharët servilë, do enden deri në fund të jetës të uritur e të palumtur, edhe sikur të flenë mbi bollëk e të mbushin ekranet me rrëfenja dashurie", përfundon Buzi./L.F-dritare.net

















