Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojmë Krishtlindjet

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojmë Krishtlindjet
Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kanë kremtuar ditën e sotme Krishtlindjet, ditën e lindjes se Jezu Krishtit.

Pas darkës, besimtarët katolikë me qirinj në duar janë nisur drejt Katedrales “Shën Pali”, ku kanë pritur me lutje datën 25 dhjetor. Besimtarët  ndaë mes njëri-tjetërit urime për paqe, harmoni dhe lumturi.

Mesha u drejtua nga Imzot Xhorxh Fredo, i cili uroi paqe dhe mirësi  për besimtarët katolikë.

"Me mishërimin e birit të vet zhduku errësirat e botës dhe lindjen e tij të lume e shëndërriti këtë natë.Ai zhduktë prej jush errësirat e veseve dhe ndriçoftë zemrat tuaja me dritën e virtyteve.Hyji ju mbushtë dhe ju me gëzimin e vet dhe ju bëftë lajmëtarë të ungjillit të vet. Ju pajistë me dhuratën e paqes së vet dhe të vullnetit të mirë. Gëzuar Krishtlindjet!,” u shpreh ai.

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë po zhvillohet mesha për besimtarët, dhe po drejtohet nga kryepeshkopi Anastas Janullatos./E.B-dritare.net