Besa dhe ura për të ndërtuar të vetmin atdhe që kemi
Dritare.net

Nga Dritare.net
Platforma “Besa”, e prezantuar nga Edi Rama, pas javësh debatesh dhe protestash, ndërsa shumë prisnin një përballje më të ashpër, apo gjuhë më të fortë ndaj kundërshtarëve, ishte një rrugë tjetër që zgjodhi kryeministri. Jo për të treguar se i ka votat të vazhdojë, por se e ka aftësinë të dëgjojë.
Ai tha se nuk kërkon luftë me “flamingot”, por aleancë me ta.
Ky është një mesazh ku ia vlen të ndalet. Sepse në politikë është jo e lehtë të shtrish dorën drejt atyre që “kërkojnë kokën tënde”.
A është kjo një lëvizje politike? Sigurisht. Por është edhe një pranim se qytetarët folën dhe se pushteti duhet t’i dëgjojë.
Natyrisht, askush nuk duhet të nxitojë në përfundime. “Flamingot” ende nuk e kanë pranuar publikisht këtë dorë të shtrirë. Skepticizmi është i kuptueshëm. Pas çdo proteste, qytetarët presin veprime, jo vetëm fjalë.
Por pikërisht sot ndodhi diçka.
Njëra palë hodhi një urë. Tani mbetet të shihet nëse edhe pala tjetër do të zgjedhë të ecë mbi të.
Nëse kjo ndodh, fitues nuk do të jetë Edi Rama. Nuk do të jenë as “flamingot”. Fitues do të jenë shqiptarët.
Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për beteja që zgjasin pafund dhe as i ka të tepërt njerëzit e saj që të ndahen e përçahen.
Emri “Besa” është një premtim i madh. Por një emër i tillë do të ishte premtimi ndaj njëri-tjetrit se do ta bëjmë këtë vend të jetueshëm, sepse nuk kemi ardhur tjetër. / Dritare.net