Berisha poston videon e Metës për Dvoranin dhe shton akuzat: Fshehu 100 milionë lekë
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook ka postuar videon e Presidentit Ilir Meta, përgatitur për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Berisha ka shtuar akuzat në drejtim të Dvortanit, duke thënë se ai fshehu 100 milionë lekë pasuri.
Postimi i Berishës:
Berisha thotë se Dvorani i ka fshehur vettingut 100 milion lekë pasuri.
Nje delinkuent, qe prej gjashte vitesh dhunon vendimin e Gjykates Kushtetuese per nderprerjen e mandatit te gjyqtarit te Gjykates se Larte dhe merr rrogen, Dvorani qe fshehu ne veting 100 milione lek, pseudogjykatesi qe per pese vite gjykonte ne panel me djalin e tezes, gjykatesi i korruptuar qe gjykonte per interesa te xhepit ne konflikt interesi, kryeson sot, per llogari te Edvin Mafise, KED. Vendi i tij eshte para ligjit!
Ndiqni videon e cila deshmon se si ky delinkuent theu Kushtetuten dhe ligjet per te kapur Edvin Mafia Gjykaten Kushtetuese! sb./ I.M-Dritare.net