Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Pas Ramës përgjegjës për negociatat është Hahn

Berisha: Pas Ramës përgjegjës për negociatat është
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se komisioneri për zgjerim Johanes Hahn është përgjegjës për mos-çelejen e negociatave pas kryeminsitrit Edi Rama.

Berisha në “Tempora” tha se Hahn, për 4 vite ka shkruar raporte se vendi ynë meriton hapjen e negociatave pa kushte.

“Nëse ka njeri përgjegjës mbi tokë për këtë dramë, se kjo është dramë. Më është kujtuar  shumë herë këto ditë shprehja e Dante Aligerit "Nuk ka dhimbje më të madhe të kujtosh kohërat e mira në zi". Të kujtosh etapat që bëmë në procesin e integrimit dhe tani murit me kokë.

Komisioneri Hahn, pas Edi Ramës edhe ai ka një përgjegjësi. Të shkruajë 4 vite radhë raportin pa asnjë kusht, pa asnjë kusht, pa asnjë kusht...”-ka thënë Berisha./ I.M-Dritare.net