Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BE nuk hapi negociatat me Shqipërinë, ministri gjerman: Jam i zhgënjyer!

BE nuk hapi negociatat me Shqipërinë, ministri gjerman: Jam i
Bashkimi Evropian nuk pranoi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, më 18 tetor. Për këtë ka reaguar edhe ministri  gjerman, Peter Altmayer. Në një intervistë për "Bild", Altmayer shprehet i zhgënjyer për rezultatin në samit.

 ““Jam i zhgënjyer nga rezultati i Samitit. Është në interesin tonë të lidhim Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë me BE dhe të pranojmë përpjekjet e tyre të mëdha për demokracinë dhe stabilitetin. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti.",- tha ministri gjerman./K.C/dritare.net