
BBC: Dieta që duhet të ndiqni për shëndet më të mirë!
Dritare.net

Mos u shqetësoni, BBC e ka gjetur një zgjidhje për të gjithë.
Nëse doni të jeni të shëndetshëm, ju duhet të hani fibra. Sipas raporteve të fundit, të rriturit duhet të hanë minimumi 25-30 gram fibra në ditë, shkruan BBC.
Lëkura e një patateje përmban 2 gram fibra, një banane ose karotë 3 gram, lëkura e mollës 4 gram.
Gjithashtu fibrat i gjeni te frutat dhe perimet, apo disa drithëra që hani në mëngjes. Te buka, makaronat, fasulet, thjerrëzat, arrat dhe farat, informon dritare.net
Për të rritur futjen e fibrave në organizëm, hani patate me gjithë lëkurë, makarona me grurë të bardhë, orizin e bardhë, buke integrale, fasule dhe supa të ndryshme. Ahh, mos i harroni frutat dhe perimet ëëë!
E rëndësishme për të qëndruar të shëndetshëm është edhe reduktimi i kripës. Studimet thonë se, reduktimi i kripës është po aq me rëndësi sa lënia e duhanit, kur bëhet fjalë për zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës, informon dritare.net
Kripa e tepërt rrit presionin e gjakut, prandaj bëni mirë të mos e hani shumë!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















