Bashkia Tiranë dhuron 1 milionë dollarë për tërmetet, këshilltarët japin pagat e tyre

Këshilli i Bashkisë së Tiranës, ka miratuar ditën e sotme fondin 1 milionë dollarë për të prekurit nga tërmetet e ditëve të fundit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se 20% e fondit (200 milion lekë) do të shkojë në formë solidariteti për qytetin e Durrësit, i cili po ashtu u prek nga tërmeti.

“Sot po kalojmë një fond prej 1 milion dollarësh të ndarë 80% për qytetin e Tiranës, por në mënyrë simbolike vendimi i parë është për 20% të këtij fondi, pra 200 milionë lekë, për qytetin e Durrësit, në ndihmë të koleges sonë atje, që ka një sfidë akoma më të madhe. E fillon mandatin me një sfidë të jashtëzakonshme, me tërmet në qytetin e saj, kështu që do të doja shumë që t’i gjendeshim pranë Valbonës dhe vëllezërve e motrave në Durrës”, theksoi Veliaj.

LEXO DHE :  Ja 6 gjërat që duhet të bësh çdo javë, për një jetë më të mirë!

Gjithashtu, këshilli ka miratuar që në shenjë solidariteti, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës  të dhurojnë pagën e tyre të shtatorit  për të prekurit nga tërmeti.

“Në të tilla situata fatkeqësish duhet të solidarizohemi të gjithë me njëri tjetrin sepse sot është e rëndësishme që nuk ka pasur viktima në njerëz. Por duhet të jemi pranë familjeve të prekura nga tërmeti duke riparuar sa më shpejt dëmet. Duke u nisur nga ky fakt propozoj që si këshilltarë bashkiak të dhurojmë pagën e muajit shtator në mbështetje të fondit që ka vënë në dispozicon bashkia për riparimin e dëmeve”, deklaroi nënkryetarja e këshillit bashkiak, Vjollca Braho./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.