Basha thirrje socialistëve të ndershëm: Mos e lini PS në duart e krimit!

Para protestuesve të opozitës, kreu i PD-së, Lulzim Basha u ka drejtuar një mesazh socialistëve të ndershëm. Basha u bën thirrje që mos ta lënë PS-në në duart e krimit.

“Faleminderit opozitës së bashkuar. Ju jam mirënjohës secilit prej jush nga udhëheqësit tek anëtari më i thjeshtë. Bashkë jemi një uragan politik i pandashëm.
Faleminderit mbështetësve të Partisë Demokratike për besimin tek kauza jonë për të cilën qëndruam bashkë, luftojmë bashkë, ngrihemi bashkë, fitojmë bashkë, duke refuzuar mercenarët e përbuzur të shitur tek Edi Rama.
Nga ky shesh dua t’i drejtohem socialisteve të ndershëm në Shqipëri, ju nuk jeni hajna, nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit. Është përgjegjësia juaj ndaj vetes dhe ndaj Shqipërisë, braktiseni Edi Ramën, izolojeni Edi Ramën. Shpëtoni partinë tuaj të marrë peng nga banditët e rrugës.
Sot jemi më shumë se kurrë në këtë shesh, por më pak se kurrë në Shqipëria. Shqipëria po shkretohet, shqiptarët po largohen nga varfëria dhe pamundësia. Po ikën elita, të rinjtë, e ardhmja e vendit.”, tha Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  ‘Pasuesi do ishte Hysni Kapo’/ Nexhmije Hoxha rrëfen për përplasjet në Bllok dhe amanetet e Enverit për Ramiz Alinë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.