Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha sulmon Ramën: Qindra familje pa asnjë të ardhur

Basha sulmon Ramën: Qindra familje pa asnjë të ardhur
Lulzim Basha kritkoi sot Ramën se me skemën e re të ndihmës ekonomike ka lënë qindra familje pa asnjë të ardhur, madje ai thekson se kryeministri po punëson disa qytetarë vetëm pasi kanë dalë në fotografi me kreun e PD-së.

“Shqipëria është e fundit në Europë përsa i përket indeksit të lumturisë, sipas një raporti që doli dje. Në tre vitet e fundit Shqipëria ka rënë me 22 vende. Në grafikun e ndryshimit jemi në 9 vendet në botë që kanë pësuar ndryshimin më të mëdh, jemi përkrah Jemenit, Ukrainës së luftës civile dhe Venezuelën e Chavez dhe Maduros. Po në të njëjtët ditë indeksi i Institutit të Vienës tregoi se Shqipëria është vendi me portofolin më të zbrazur të qytetarëve të saj. Më keq se Shqipëria është Kosova”, tha Basha.

Sipas tij “ti thua se ka vende pune, por s’kanë ku të punojnë. Derisa ata dolën në fotografi me mua dhe ti cove sejmenët e tu për t'i futur në punë. E vërteta është që ti e ke futur ekonominë në kolaps. Vetëm në 3 muajt e parë të janë mbyllur 3 mijë biznese të vogla sipas QKR-së. Ky u jep para koncensionarëve të Fierit 6 milionë pa bërë punë fare, i jep lekë Vilmës pa bërë kontrolle fare. Nga ana tjetër akuzon shqiptarët se janë dembelë. Rama ka një ministër më injorant se vetja për çështjet e ekonomisë dhe kjo është arsyeja pse e ka katandisur në këtë gjendje”./g.s-Dritare.net