
Basha: Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar!
E Shtunë 16 Mars 2019, 17:05
Dritare.net

Basha shton se shqiptarët sot u bashkuan për t'i dhënë fund paprekshmërisë së Edi Ramës, ndërsa e mbyll duke thënë se, shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar.
"Nuk ka stabilitet pa demokraci! E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar! Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve!
Rroftë Shqipëria! "-shkruan Basha./ I.M-Dritare.net

















