Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha publikon fotot, ja ku e kaloi Krishtlindjen!

Basha publikon fotot, ja ku e kaloi Krishtlindjen!
Krishtlindja mbledh bashkë familjet dhe bashkë me to festimet kumbojnë. Ndërkohë që shumë personazhe publike vendosin ta festojnë Krishtlindjen familjarisht, lideri i opozitës, Lulzim Basha ka vendosur që këtë ditë ta festojë mes familjeve të thjeshta të Lezhës.

Përmes një postimi në Facebook, Basha na tregon se, këtë ditë të veçantë e kaloi pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndërkohë, Basha ka dërguar një mesazh për të gjithë, në këtë ditë:

 “Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen. Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja. Pata nderin të ndalesha për të uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Dom Simon Kullin.

Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen.”, -shprehet Basha./K.C/dritare.net