
Basha mesazh ndërkombëtarëve: Po na gënjejnë, nuk shkohet në Evropë kështu!
Dritare.net

Basha, teksa ka folur për situatën në vend, ka thënë se në Evropë nuk shkohet i shkëputur nga realiteti.
“Zoti i fateve të shqiptarëve s’mund të jetë një njeri i vetëm me të gjitha pushtetet, i shkëputur nga realiteti. Nuk shkohet kështu në Europë! Kush na thotë ndryshe, na gënjen dhe nuk ka rëndësi se në çfarë gjuhe na e thotë”-tha Basha.
Basha theksoi më tej se “thirrja ime është t’i bashkoheni protestës, jo thjesht për të larguar Edi Ramën, por për ndryshimin, për një pakt kombëtar për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe, që kërkojnë shqiptarët dhe, në veçanti, rinia”.
Niko Cukali (pronar i fasonerisë): Problemin më të madh, sidomos këtë vitin e fundit, e kemi patur me kursin e këmbimit. Kursi i këmbimit ka qenë katastrofë për industrinë e fasonëve, si të qepjes dhe këpucëve. Qeveria nuk do t’ia dijë fare çfarë ndodhi me kursin. Humbjet kanë qenë shumë të mëdha. Nuk mendon që po falimentoi firma, janë gjithë këto familje që ngelen pa punë. Nuk e llogarit fare qeveria edhe koston që do të ketë për ndihmën sociale.
Basha: Nuk e llogarit, se e ka zgjidhur. Nuk i jep fare ndihmë ekonomike. Gjërat si në shtet, si në familje lidhen. Po të jenë prindërit mirë, do të jenë dhe fëmijët. Dhe anasjelltas. Pra, gjërat janë të lidhur me njëra tjetrën dhe funksionojnë në harmoni. Nëse punëdhënësi ka mundësi të paguajë paga më të mira dhe të marrë sa më shumë njerëz në punë, kjo i bën mirë shtetit. Sa më mirë të jenë qytetarët aq më mirë duhet të ndjehet shteti. Në rradhë të parë, se kjo rrit mirëqenien si shoqëri, në rradhë të dytë, edhe në një kuptim më të ngushte, siç e the dhe vetë, sa më shumë në punë aq më pak në ndihmë ekonomike.
Për këtë duhet të kemi një shtet që e shikon Shqipërinë me të njëjtin sy si prindërit familjen. Sot nuk kemi këtë shtet. Sot kemi shtetin dhe qeverinë që sillet me shoqërinë njësoj siç sillet një prind i keq, një prind pijanec, që e bën gjithë rrogën alkohool dhe nuk u çon bukë fëmijëve, një prind abuzues me fëmijët apo bixhozxhi.
Kemi një shtet dhe një qeveri që mendojnë si të pasurojnë veten në kurriz të shoqërisë. Sepse, përndryshe, shqetësimi i parë dhe kryesor i qevrisë nuk duhet të jetë sa taksa të mbledhë e si t’i vjedhë ato, duke shpikur lloj lloj formulash të paqena, si e si për të vjedhur taksat e shqiptarëve. Shqetësimi i parë i qeverisë duhet të jetë sa vende pune do të krijojë dhe aty ku janë, të paktën, të sigurojë që ato që janë të vazhdojnë të ekzistojnë e t’u përmirësojë kushtet, rrogat.
Nëse mendohet kështu, atëherë ka shumë punë për të bërë. Për shembull, në raport me industrinë që punëson, siç është industria e fasonëve, ulja e çmimit të naftës është e domosdoshme që t’ju mbajë ju në treg, të vazhdoni të jeni konkurues, se kjo që keni bërë, këto pantallona, që të shkojnë e të shiten, të shiten me një çmim të arsyeshëm. Nëse të rritet kosto e prodhimit, dy rrugë ke: ose të shkurtosh rrogat e tyre, ose të rrisësh çmimin. Po rrite çmimin, dole jashtë tregut, po dole jashtë tregut, këta punëtorë dalin jashtë pune. Pra, gjërat janë të lidhura zinxhir.
- Ulja e çmimit të naftës me 300 lekë/litër.
- Ulja e çmimit të energjisë me 35% për industrinë që prodhon
- Sistemi i taksës së sheshtë 9%, që do te thotë 9% tatim fitimi i koorporatës, 9% kontributet shoqërore, të gjitha këto janë masa që ne do t’i marrim menjëherë./ I.M-Dritare.net

















