Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha kuksianëve: Kur të vij në pushtet, autobusët do mbushen nga Brukseli për në Kukës

Basha kuksianëve: Kur të vij në pushtet, autobusët do
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në kuadër të turit të takimeve me qytetarët ka vizituar sot një familje në Kukës. temë e bisedës, ishte largimi i të rinjve jashtë vendit. Njëri prej tyre, që ende jetonte në këtë qytet, tregoi se punonte shofer në linjën Tiranë-Bruksel.

"Çoj më shumë se 30 veta, dhe kthehem me 3 veta", u shpreh ai.

Kur Basha mori fjalën, tha se këtë fenomen mund ta zgjidhë vetëm ekonomia.

"Kur pasuritë e Kukësit, do të vendosen të punojnë për kuksianët, autobusët do të mbushen nga Brukseli për në Kukës, jo si tani", tha Basha.

Ai ripërsëriti edhe një herë, premtimin, se ditën e parë që do të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit./L.F-dritare.net