Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha i quajti mollë të kalbura, Hajdari e Murrizi shfaqen të qeshur me grupin demokrat

Basha i quajti mollë të kalbura, Hajdari e Murrizi shfaqen të

Në intervistën e sotme ku kreu demokrat ishte i ftuat në studion e gazetarit Çim Peka, Basha me një shprehje komentoi për të gjithë ata deputetë të cilët nuk dorëzuan mandatin si shumica.

‘Në një shportë me mollë korbi qëmton mollët e kalbura, por kështu vetëm sa i rrit vlerën shportës’, tha Basha.

Pas kësaj deklaratë deputetja Rudina Hajdari, ka postuar një foto në instagramin e saj, ku shfaqet së bashku me Myslym Murrrizin, Alban Zenelin, Elda Hotin e disa të tjerë.

Duke iu përgjigjur Bashës në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Hajdari shkruan: "Duke kaluar një mbrëmje të këndshme, me grupin demokrat"./L.F-dritare.net