
Barcelona mund Realin në një ndeshje historike
E Shtunë 2 Mars 2019, 22:10
Dritare.net

Reali është thyer me rezultatin 0:1, në favor të katalanasve.
Golin e fitores për Barcelonën e shënoi mesfushori kroat, Ivan Raktici, i cili e mposhti portierin Thibaut Courtois në minutën e 26-të të ndeshjes.
Tre pikët e fituara nga kjo ndeshje bëjnë që Barcelona ta përforcojë pozitën e parë në tabelën e La Ligës, plot 12 pikë para “Los Blancos” e dhjetë pikë para Atletico Madridit./ I.M-Dritare.net

















