
Balerinë në klubet e natës, portali grek kërkon falje ndaj Kodhelit
Dritare.net

Gazetari Paris Karvunopulos, kryeredaktori i portalit ka pranuar gabimin duke deklaruar se bëhej fjalë për një lajm të pakonfirmuar, të pavërtetë e që ka shërbyer si sulm i ulët ndaj ministres Mimi Kodheli.
“Nga verifikimet e mëvonshme rezultoi se lajmi ishte i pakonfirmuar dhe tërësisht i pavërtetë. Madje, në periudhën së cilës i referohet lajmi zonja Kodheli nuk ka qenë fare në Greqi. Ndaj zotohemi se në të ardhmen do të verifikojmë dhe konfirmojmë çdo lajm dhe informacion që i referohet zonjës Kodheli. Pranojmë se lajmi i publikuar prej nesh ishte një koment politik, i cili u shfrytëzua në mënyrën më barbare nga një pjesë e caktuar e klasës politike dhe opinionit publik në Greqi, por edhe në Shqipëri”, thuhet në ndjesën e portalit.
Kjo ndjesë vjen pasi Kodheli kishte deklaruar se do ti hidhte në gjyq nëse nuk kërkojnë falje./ dritare.net

















