Dr. Flori, është larguar nga jeta në vitin 2014. “I shkuar, por jo i harruar”, është hashtagu që gjithmonë përdorin miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale, kur ndajnë foto të tij. Dhe më mirë se këto fjalë nuk do ta përshkruanin Florin. Ai është i pranishëm, jo më fizikisht, por me gjithë artin që ka lënë pas. Dr. Flori i ka shkruar dashurisë, politikës, e dhimbjes. E për këtë të fundit, të cilën të gjithë po e ndjejmë në këto kohë, Aurela Gaçe rikthen në vëmendje disa nga vargjet e tij, për të dhënë mesazhin se pavarësisht çdo lloj disfate, jeta shkon./L.F-driatare.net