
Aulona Musta: Dhjetori është muaji i festave, largoni dhimbjen dhe vlerësoni gjithçka keni!
Dritare.net

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri, zbukurohen me drita qytetet, krijohet një atmosferë festive. Por vendin tonë ky fillim dhjetori e gjeti mes lotësh, dhimbjesh pas tërmetit të 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzish.
Një mesazh sot e ka dhënë edhe gazetarja, Aulona Musta. Ndërsa ndodhet me pushime në Pragë, gazetarja hedh një foto mes dritave që janë ndezur për pritjen e Vitit të Ri, në këtë qytet. Ajo shkruan se, të gjithë duhet të largojmë dhimbjen, mërzinë, frikën e gjithë energjinë negative, dhe të vlerësojmë ato pak gjëra të mira që kemi.
“Le t’i ndezim serish dritat... e sidomos ato te shpirtit. Mos harroni qe dhjetori eshte muaji me i bukur i vitit, muaji qe mezi e presim, muaji i festave. Largojeni vuatjen, dhimbjen, merzine, friken, energjine negative dhe perqendrojeni gjithe vemendjen tek gjerat pozitive qe ju rrethojne. Largoni cdo stimul negativ dhe shijoni e vleresoni gjithcka keni, per aq sa e keni...tashme e dini se mjaftojne fare pak sekonda per te rrenuar gjithcka fizikisht dhe shpirterish. ❤”, shkruan Aulona./K.C/dritare.net

















