Astrit Patozi: Nëse Rama nuk hap kutitë, pranon se ka vjedhur zgjedhjet

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka lajmëruar se kjo parti ka dorëzuar sot në Kolegjin Zgjedhor, ankimimet e saj për procesin e 30 qershorit. Patozi pretendon se votat janë deformuar nga PS.

BINDJA DEMOKRATIKE dorëzoi sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimet e saj për procesin e 30 qershorit, duke qenë e vendosur për të ndjekur deri në fund në rrugë ligjore pretendimet e saj se vota e deformua nga Partia Socialiste, e cila i administroi dhe i numuroi e vetme zgjedhjet.

Ky vendim erdhi pasi ankimimet tona në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve u rrëzuan arbitrarisht me forcën e kartonave të përfaqësuesve të Partisë Socialiste në këtë insistucion. Në të gjitha votimet e kërkesave ankimore të BINDJES DEMOKRATIKE në KQZ rezultati ishte katër vota pro dhe një kundër. Vetëm kryetari Klement Zguri ishte dakord që të hapeshin kutitë e materialeve zgjedhore dhe ato të qendrave të votimit për listat e këshillave në ato zona zgjedhore ku BINDJA DEMOKRATIKE u lejua të konkuronte“, shkruan ai.

Patozi është rikthyer 10 vite më parë kur Rama kërkonte hapjen e kutive të votimit. Sot, shprehet ai, BD ka më shumë të drejtë ta bëjë këtë kërkesë, pasi kjo parti nuk ka patur askund as komisionerë dhe as vëzhgues.

LEXO DHE :  Ndodh edhe kjo/ Zbulohet skena e prostitucionit në burgje

10 vjet më parë Edi Rama dhe Partia Socialiste u përfshinë në një betejë politikë me devizën “hap kutitë, ose largohu”, duke iu referuar zgjedhjeve politike të vitit 2009, në të cilat kishin humbur, por duke pasur komisionerë dhe numërues në çdo qendër votimi. Ndryshe nga atëherë, ne nuk patëm askund komisionerë dhe numërues, ndaj edhe kemi shumë herë më tepër të drejtë se Partia Socialiste në atë kohë.

Ndryshe nga ata, ne nuk po i themi Edi Ramës që të hapë kutitë, ose të largohet. Por nëse ai do të urdhërojë edhe Kolegjin Zgjedhor që të votojë si KQZ-ja, i bie që duke mos hapur kutitë Edi Rama njëkohësisht ta pranojë se ai i ka vjedhur zgjedhjet e 30 qershorit“, përfundon Patozi./L.F-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.