
ARRSH: Kjo është gjendja aktuale e rrugëve, në vend!
Dritare.net

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.
Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.
Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:
Qafë Mali - Fierzë
Ura e Cerenecit - Steblevë
Qafë Bualli - Krastë
Trebisht - Doganë
Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Draje
Peshkopi-Ushtelencë
Domaj-Draj Rec
Bulqizë-Fushë Bulqizë
Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.
Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë - Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
Rruga Lunik -Steblevë
Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.
Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore, njofton ARSH në Facebook./E.B-dritare.net

















