Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohen dy persona në Durrës, për dhunë në familje

Arrestohen dy persona në Durrës, për dhunë në familje
Policia e Durrësit ka arretuar dy persona për dhunë në familje. I arrestuar është shtetasi me inicialet A.S., 30 vjeç, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij, shtetasin me inicialet F.A. Ndërkohë, shtetasi me inicialet D.K., 37 vjeç, banues në Durrës akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit me inicialet K.K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./E.B-dritare.net