
Arrestohen babë e bir, qëlluan efektivët që po asgjësonin bimët narkotike
Dritare.net

Në pranga ranë shtetasit Luan Shyti, 47 vjeç dhe djali i tij Halil Shyti, 21 vjeç, të dy banues në Krahës, Memaliaj.
Të dy këta shtetas u kapën në parcelat e mbjella me bimë narkotike në lagjen Llakaj, Krahës Tepelenë.
Në momentin që Shërbimet e policisë kanë shkuar për të asgjësuar bimët narkotike shtetasi Halil Shyti ka qëlluar me një armë gjahu teke të cilën e mbante pa leje në drejtim të punonjësve të policisë, ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i policisë A.H.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan dhe u asgjësuan 1300 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu u konstatua dhe një kabëll me anë të të cilit vidhej energji elektrike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe një armë gjahu tjetër pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

















