Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestimi i zyrtarëve të PD, Mediu: Sjellja e Ramës është kriminale

Arrestimi i zyrtarëve të PD, Mediu: Sjellja e Ramës
Ka përfunduar mbledhja e kreut të opozitës Lulzim Basha me aleatët e PD, e cila nisi në orën 12:00.

Pas mbledhjes ka qenë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ai që është prononcuar për mediat. Ai tha se, sjellja e kryeministrit Rama, duke arrestuar protestuesit e PD-së, është kriminale.

“Sjellja e Edi Ramës, duke arrestuar protestuesit e PD, është kriminale. Arrestimet e protestuesve na kthejnë në diktaturë dhe shqiptarët duhet të reagojnë përballë kësaj situate.  Ne vazhdojmë që të kërkojmë qeveri transitore dhe largimin e Edi Ramës, që të garantohen zgjedhje të lira.

Nëse Edi Rama kur erdhi në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO, ai ka sjell vetëm rrënim, e prandaj duhet të ikë që mos pengojë integrimin e vendit. Ne kemi thënë që  duhet të ikë Rama, duhet qeveri tranzitore”, tha Mediu./E.B-dritare.net