
Arjola Shehu ndryshon televizion. Ja çfarë emisioni do prezantojë!
E Shtunë 29 Korrik 2017, 11:11
Dritare.net

Ideatorë dhe drejtues të këtij emisioni janë Pandi dhe Bledi Laço, të cilët kanë realizuar disa nga spektaklet më të njohura të Klanit, si: “Maratona e këngës popullore”; “Këngët e shekullit”; “Gjeniu i vogël” e të tjerë.
Tani, vëllezërit Laço do të eksperimentojnë me një format që përveçse del jashtë kornizave të spektakleve muzikore, është edhe një risi për televizionin Klan. Gjithashtu Arjola Shehu do të drejtojë një emision ndryshe nga ata që ka moderuar në “IN Tv”, që kanë patur natyrën e talk show-t, me të ftuar në studio, si “Tek Unë”.

















