Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Angelina Jolie harron 5 fëmijët e tjerë, i lë të gjithë pasurinë djalit të adoptuar!

Angelina Jolie harron 5 fëmijët e tjerë, i lë të
Aktorja e famshme, Angelina Jolie ka gjithsej 6 fëmijë, 3 biologjikë dhe 3 të adoptuar.

Por, Jolie nuk e ka fshehur asnjëherë që nga 6 fëmijët, Maddox djali që ajo adoptoi në vitin 2005 është i preferuari i saj.

Persona pranë Jolies, kanë thënë se ajo ka vendosur që të gjithë pasurinë e saj 116 milionë dollarëshe t`ia lërë vetëm Maddox, duke përjashtuar 5 fëmijët e tjerë Shiloh, Knox, Vivianne, Zahara dhe Pax.

Por, të njëjtat burime për mediat e huaja thonë se Brad Pit, është nervozuar sapo ka marrë vesh diçka të tillë.

"Sapo Brad mendoi që gjeti gjuhën e përbashkët me Angelinën për të finalizuar divorcin, ai mëson se ajo do t`ia lërë të gjithë pasurinë Maddox. Kjo është e pakuptimtë. Angelina po mënjanon fëmijët e tjerë, dhe Brad nuk do ta lejojë këtë.

Përvec kësaj, ajo do t`ia kalojë menaxhimin e kompanisë së saj filmike Maddox. Ai është një djalë i zgjuar dhe po mëson si të menaxhojë bzinesnin miliona dollarësh të nënës së tij”, tha burimi për Raddar./ I.M-Dritare.net