Andi Bushati: PS në zgjedhje me kandidatë të vendosur nga bandat
E Enjte 13 Qershor 2019, 22:10
Dritare.net
“Rama del 5 herë në ditë në televizor dhe nuk lë njeri pa përgojuar. Problemi këtu është vërtetë tek konflikti i interesit por ku duhet ta shikojmë. Edhe për mua nuk është një gjë e logjikshme që presidenti duhet të gjykojë për partinë e gruas së tij. Por ama banda e Avdylajve ka akoma kandidati në Shijak kandidatin e vet. Kriminelët vendosin kryetarë bashkie dhe ne mendojmë të shkojmë në zgjedhjet e 30 qershorit me kandidatë të vendosur nga bandat kriminale. Ky pastaj është super konflikt interesi që e kalon dhe shtratin e Kryemadhit me Presidentin”, u shpreh Bushati./e.k-Dritare.net