Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada Amerikane: Ja kriteret që duhet të plotësoni për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit!

Ambasada Amerikane: Ja kriteret që duhet të plotësoni për
Ambasada Amerikane ka postuar një njoftim të rëndësishëm në Facebook, në kuadër të ngritjes së institucioneve të drejtësisë. Ambasada ka postuar kriteret që duhen për pozicionin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ambasada shprehet se, çdo person që ka integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse, si dhe kriteret e përcaktuara nga ligji i SPAK-ut, të aplikojë për këtë pozicion.

"E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë: https://bkh.al/aplikim/",- shkruan Ambasada./K.C/dritare.net