
Alket Rizai flet për vrasjen e njeriut që e ndihmoi të arratisej nga burgu
Dritare.net

Vasilis Stefanakos ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës, kur është qëlluar në makinën e tij në lagjen “Hajdari” të Athinës me 15 plumba.
Lajmi u përhap me shpejtësi, pasi ai njihej si organizatori i arratisjeve të Alket Rizait. Ky i fundit në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ka treguar lidhjen me Vasilis Stefanakos.
“Të paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s’kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin. Për këtë rast më erdhi e policia e më pyeti, por unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen”, ka thënë Rizai.
Sipas mediave greke dy persona me një motor të vjedhur i janë afruar automjetit që drejtonte 57-vjeçari Stafanakos dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Vasilis Stefanakos ishte liruar para një viti e gjysmë nga burgu, pas 8 vitesh heqje lirie./L.P./Dritare.net

















