Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albin Kurti: Projekti i shkëmbimit të territoreve ka vdekur, ideja jo!

Albin Kurti: Projekti i shkëmbimit të territoreve ka vdekur, ideja jo!
Kryeministri Albin Kurti për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka folur për projektin e shëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se projekti i shëmbimit të territoreve ka vdekur, por ideja është ende e gjallë, sipas tij.

Kurti ka thënë se Kosova ka qeveri të re dhe se negociatat me serbët nuk mund të zhvillohen mes presidentëve.

“Këtë duhet ta bëjnë qeveritë e zgjedhura”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se dialogu me Serbinë duhet zhvillohet me parime të qarta.

“Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat janë të obligueshme për të dy palët. Serbia duhet të pranojë realitetin: Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Millosheviqit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët”, ka deklaruar Kurti.

Kurse për “shkëmbimin e territoreve” dhe ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se ky projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur.

“Duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës”, ka deklaruar Kurti./ I.M-Dritare.net