Albin Kurti: Praninë e Serbisë do ta zhdukim nga veriu i Kosovës, në bashkëpunim me serbët lokalë

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka treguar në emisionin “Real Story”, në News 24,  se çfarë do të ndodhë me veriun e vendit. Ai u shpreh se, do ta zhdukë praninë e Serbisë nga veriu i Kosovës, duke bashkëpunuar me serbët lokalë.

Në komunat me shumicë serbe që janë në jug të Ibrit, do të jenë edhe institucionet. Atje nuk aq problem prania e institucioneve të Kosovës, por është pranie Serbisë. Ne besojmë se duhet që me ata forca të Serbisë duhet të merren institucionet tona, duke bashkëpunuar me serbët lokalë. Do të bashkëpunojnë me serbët lokalë kundër pranisë të Serbisë.

Ne duhet të shkojmë në veriun e Kosovës, të shkojmë si shërbim. Bajram Rexhepi ka qenë nga liderët, e askush tjetër me aq sa di në atë rajon. Ne duhet të jemi në qeveri për të shërbyer ndaj çdo banori të Kosovës, qoftë serb a shqiptar. Trepça e Veriut dhe e jugut duhet të bashkohet, e mendoj se me bashkimin e Trepçës do të bashkohet Mitrovica. Duhen bërë investime në Trepçë. Në Trepçë nuk ka dhënë investim Prishtina, qeveria jonë pra, por Serbia. Kjo nuk duhet të ndodhë më.“,- tha Kurti./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Betohet gjyqtarja e dytë për në Kushtetuese

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.