
Albin Kurti, politikani më i votuar në historinë e Kosovës!
E Shtunë 19 Tetor 2019, 13:01
Dritare.net

Vendin e parë e liderit më të votuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës e mbante Presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në vitin 2014 kishte marrë 166 mijë vota, dukë u bërë kështu lideri më i votuar.
Por në këto zgjedhje lideri i Vetëvendosjës, Albin Kurti, mësohet se ka marrë 185 mijë vota duke lënë pas Thaçin dhe të gjithë politikanët e tjerë./ I.M-Dritare.net

















