Albin Kurti: Kemi mbledhur ndihma, kamionët e ambulancat nisen për në Shqipëri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, se gjithë populli i Kosovës, u angazhua për t’i ardhur në ndihmë popullit shqiptar në këto çaste të vështira. Kurti shprehet se, “Janë mbledhur ndihma, shtroja e tesha, tenda e barna, ushqime e gjësende të ndryshme, po ashtu edhe mjekë e infermierë vullnetarë. Kamionët e ambulancat janë nisur për Shqipëri, e të tjera ende vazhdojnë të nisen.”

“Ditë e rëndë për kombin tonë, ditë kur të gjithë jemi pranë familjarëve të viktimave e pranë popullit të Shqipërisë.

Me shpresën që tërmetet të mos vazhdojnë, ne sot u angazhuam si gjithë populli i Kosovës, në ndihmë të motrave e vëllezërve tanë në Shqipëri. Unë i shpreha solidaritetin tonë presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, si dhe kryetarit të PD-së, kurse zyrtarë të Lëvizjes kanë kontaktuar me ministrat, kryetarët e shtabeve të emergjencës, duke ofruar ndihmën tonë.

Qysh prej orëve më të para të mëngjesit secili aktivist i Lëvizjes është vënë në dispozicion për të ndihmuar. Secili aktivist tash është vullnetar. Kemi mbledhur ndihma, shtroja e tesha, tenda e barna, ushqime e gjësende të ndryshme, po ashtu edhe mjekë e infermierë vullnetarë. Kamionët e ambulancat janë nisur për Shqipëri, e të tjera ende vazhdojnë të nisen.

Bashkë, forcojmë njëri-tjetrin.”,– shkruan Kurti./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Na tregoni muajin e lindjes, t’ju tregojmë karakterin që keni!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.