Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alarmoi qytetarët në Tiranë duke qëlluar me armë, ja çfarë thotë 36-vjeçari

Alarmoi qytetarët në Tiranë duke qëlluar me armë, ja

Mesditën e sotme të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan tek rruga e “Rruga e Elbasanit” alarmuan qytetarët.

Policia zbardhi dinamikën e ngjarjes duke sqaruar se kanë qenë tre persona që pasi kanë dalë nga një restorant, njëri prej tyre, nën ndikimin e alkoolit ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pa ndonjë motiv.

“Qëllova me armë në ajër nga automjeti pa ndonjë arsye”, mësohet të ketë thënë i arrestuari Ermal Kadilli, 36 vjeç, banues Tiranë (në foto).

Policia arrestoi në flagrancë edhe Dritan Mashën, 36 vjeç, banues Tiranë dhe Dritan Ago, 35 vjeç, banues Tiranë.

“Të tre këta persona po udhëtonin në një automjet tip Jeep, me targa AA 425 ON dhe dyshohet të kenë qëlluar me armë pasi kanë dalë nga një resort (bar -restorant) në Mullet.

Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre. Rreth orës 14:40, janë konstatuar në rrugën e “Elbasanit”, nga patrulla e dytë pasi nuk i kanë qëndruar patrullës policore në vendin e njohur si rreth rrotullimi TEG-ut.

Në momentin e ndalimit këta persona kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe menjëherë  kanë hedhur jashtë në tokë sendin e kundraligjshëm, një armë zjarri pistoletë tip TT.

“Dyshohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vendngjarje (Mullet)janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja”.