Akuzat e Berishës ndaj Vlahutin për arrestimin/ Ish-Presidenti Bujar Nishani rrëfen bisedën me Llallën

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka treguar për takimin e tij me ish -Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ai tha se pretendimi i ish-kryeminitrit Sali Berisha, i cili akuzon Vlahutin se ajo ka kërkuar arrestimin e tij është i vërtetë.

“Po, është e saktë. Kam qenë unë që e kam vënë në dijeni Berishën. E kam pasur këtë informacion dhe nga burime të tjera. Llalla ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se gjatë një bisede, rreth një muaj apo dy pas bisedës, ku i ishte kërkuar nga Vlahutin pse nuk arrestohet Berisha. Më tej, argumentet shpjeguese, sipas Llallës, kanë qenë që Prokuroria nuk mund të arrestojë njerëz për të cilët nuk ka prova dhe fakte.

Ishte një bisedë që më shqetësoi dhe nuk mund ta lija në heshtje, pasi bëhej fjalë për një bisedë tërësisht jashtë kontekstit që ka ambasadorja. Kërkova takim me Vlahutin, i shpreha shqetësimin që mora nga Llalla. Ajo e mohoi kategorikisht që të ketë bërë një bisedë të tillë me Llallën. Në radhë të parë vura në dijeni Vlahutin, që e mohoi. Bëra takim tjetër me Llallën, e vura në dijeni që bisedën e ndava me Vlahutin dhe i thashë që ajo e mohon. Llalla i qëndroi edhe pas takimit të dytë”, tha Nishani.

LEXO DHE :  Video/ Prokuroria lëshoi urdhër-shoqërimi për Bashën, mbledhje e jashtëzakonshme në PD

I pyetur lidhur me aludimet se Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, Nishani tha se nuk kishte asnjë dieni. V.D/Dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.