
Akuzat e Bashës, Damian Gjiknuri: Jam gati të jap dorëheqje!
Dritare.net

Kreu i PD, Lulzim Basha një ditë më parë ka thënë se në krye të komisionit të Reformës Zgjedhore, është Damian Gjinuri, dhe është i dyshuar për dosjen 184, për vjedhjen e votave në Dibër.
Sot, Gjiknuri ka thënë se nëse PD e ka kusht që të mos e njoh komisionin vetëm se ai është kryetar, ai është i gatshëm të japë dorëheqje.
" Mua më duket edhe ironike por pse jo dhe qesharake gjithë ajo kauzë për Rama ik mund të përfundojë me Damiani ik në komision.
E kam thënë nëse opozita e njeh këtë komision të reformës dhe vërtet shikon qënien time në ddejtim të tij si pengesë megjithëse unë përkundër kritikave në partinë time isha ideatori që PD të jetë pjesë, nëse ky është kushti i tyre i vetëm unë mund ta shikoj pozicionin tim në bashkëbisedim edhe me kryetarin e partisë sime.
Është hera e parë që kushtëzohet interlokutori. Është njësoj si të themi që ne nuk flasim me Bashën se është i akuzuar politikisht që ka vrarë 4 njerëz. Po e them dhe një herë nëse është kushti i vetëm dhe ata e njohin unë në bashkëbisedin me kryetarin e partisë sime unë e shoh pozicionin tim. Unë jam deputet si gjithë të tjerët.
Keto deklarata deputeti socialist i dha jashte ambienteve te Kuvendit te Shqiperise."-ka thënë Gjiknuri./ I.M-Dritare.net

















