Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Shqipëria vend pritës për takimin mes liderëve botëror të Turizmit, Rama ndan pamjet!

Shqipëria vend pritës për takimin mes liderëve botëror

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video-prezantuese të vendit tonë, nga Veriu në Jug lidhur me turizmin.

Rama shkruan se Shqipëria për herë të parë do të bëhet vend pritës lidhur me takimin e 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Bëhet me dije se ky takim do të mbahet pranverën e vitit 2024, ashtu siç edhe e paralajmëroi ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro disa ditë më parë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë të prezantimit të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritës i takimit të shtatëdhjetë të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Kumbaro./M.K-dritare.net