Ministrja Kumbaro: Në janar, Shqipëria mban Panairin e Turizmit, si promovim dinjitoz!
Dritare.net
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka ndarë pamjet nga takimi në Samarkand lidhur me dy përfaqësuesit nga Spanja dhe Portugalia.
Kumbaro në ‘Facebook’ shkruan se këto dy vende gjigante të turizmit botëror do të vijnë edhe në Shqipëri për të zhvilluar hotelerinë, ndërsa në janar do të mbahet Panairi i Turizmit.
“Samarkand - Mundësi e mirë për të takuar dy miq si Sekretarja e Shtetit për Turizmin e Spanjës Rosana Morillo Rodríguez dhe Sekretari i Shtetit për Turizmin i Portugalisë Nuno Fazenda
Dy vende gjigante të turizmit botëror, që po vijnë edhe në Shqipëri me ekselencën e hotelerisë me pesë yje siç është #Melia, ndërsa në janar shihemi në Panairin e Turizmit #FITUR të Madridit për një promovim dinjitoz që fokusohet në tregjet e Amerikës së Jugut”, shkruan Kumbaro./M.K-dritare.net