Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Drejtori i eventeve Henril Cule: Ja surprizat e këtij fundviti nga Bashkia Tiranë!

Drejtori i eventeve Henril Cule: Ja surprizat e këtij fundviti nga Bashkia

Henril Cule drejtor i Dekorit dhe Eventeve në Bashkinë Tiranë i ftuar në edicionin e lajmeve në Dritare TV nëpërmjet një lidhje skype tregoi më tepër për zbukurimet në kryeqytet me rastin e festave të fundvitit. Cule tregoi si ndryshoi zbukurimi i qytetit në bazë të tematikës që vendoset çdo vit.

“Çdo vit zbukurimi i qytetit ndryshon në bazë të tematikës. Është një komision prej pesë personash që është pjesë e diskutimeve dhe fokusi se ku do të bëhen zbukurimet dhe me çfarë tematike do të bëhen. Kemi 3 vite që kemi patur tematika të ndryshme siç ka qenë “Tirana, qyteti i yjeve” , “Tirana , qyteti i 100-vjetorit” dhe po përgatitemi për vitin tjetër që do të jetë “Tirana, qyteti i rinisë”. Jemi përpjekur që të zgjerojmë prezencën e zbukurimeve jo vetëm në zonat që janë gjithmonë, sheshi, bulevardi por jemi përpjekur të futemi edhe në ambiente të tjera nëpër rrugica ose nëpër lagje.

Risia e këtij viti kanë qenë zbukurimet e pemës, ose bulevardi . Idetë janë të shumta por në bazë të mundësive jemi përpjekur të sjellim atmosferën e festave. Do të ketë koncert në datën 24 dhe 25 dhjetor dhe gjithashtu festivali i fundvitit. Por nga data 24 deri në fund të vitit do të ketë evente të ndryshme, pasi në sheshin Skënderbej është ngritur edhe skena. Njerëzit dhe artistët që kanë konfermuar tashmë pjesmarrjen pritet të krijojnë atmosferë” u shpreh Cule./Xh.Xh/dritare.net